Ushtria e Kosovës, Rama, Basha dhe Meta urojnë Thaçin, SHBA dhe BE-në

Kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha dhe presidenti i vëndit Meta pritën edhe miratimin e pr.ligjit të dytë në rendin e ditës, atë që kishte drejtpërdrejt lidhje me transformimin e FSK-së në ushtri e Kosovës, pas miratimit të transformimit të Ministrisë për FSK-në në Ministri e Mbrojtjes së Kosovës, për të përshëndetur votimin e zhvilluar këtë të premte historike në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Rama priti edhe miratimin e pr.ligjit të dytë në rendin e ditës, atë që kishte drejtpërdrejt lidhje me transformimin e FSK-së në ushtri e Kosovës, pas miratimit të transformimit të Ministrisë për FSK-në në Ministri e Mbrojtjes së Kosovës, për të përshëndetur votimin e zhvilluar këtë të premte historike në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri u tregua tejet i rezervuar në fjalë, por shumë domethënës me foton që shoqëronte statusin e tij.

Rama zgjodhi pikërisht foton e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili doli me uniformë ushtarake një ditë më parë teksa vizitonte kazermën “Adem Jashari”, duke i shtuar fjalën urime tri herë, shoqëruar me flamujt e Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Presidenti Ilir Meta zgjodhi rrjetin social Facebook për të uruar politikën e Kosovës që bëri të mundur formimin e ushtrisë së saj.

Edhe presidenti, ashtu sikurse kryeopozitari Basha, përshëndeti ende pa u miratuar në tërësi të trija projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euroatlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik”, shkruan kreu i Shtetit në Facebook.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nxitoi të uronte Kosovën për formimin e ushtrisë, ende pa u miratuar në tërësi të trija projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

“Urime Kosovë për Ushtrinë!”, niste mesazhi i tij në rrjetin social Twitter.

“Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me ushtrinë e saj, Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë. Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!”, shkruan Basha./TCh