Ushtria e Azerbajxhanit shkatërron bateritë artilerike të Armenisë

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ndau pamjet e filmuara nga ajri të sulmit të ndërmarrë kundrejt baterive artilerike të ushtrisë së Armenisë...

Ushtria e Azerbajxhanit në kundërsulmin që ka filluar për të çliruar territoret e saj nën pushtim ka shkatërruar bateritë artilerike të ushtrisë së Armenisë.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ndau pamjet e filmuara nga ajri të sulmit të ndërmarrë kundrejt baterive artilerike të ushtrisë së Armenisë.

Në pamje vërehen se shumë bateri artilerike shkatërrohen duke u qëlluar dhe se ushtarët largohen.

Përleshjet në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan vazhduan gjatë natës

Ushtria e Azerbajxhanit vazhdoi gjatë natës kundërsulmin ndaj ushtrisë së Armenisë për të çliruar tokat e okupuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, thuhet se njësitë e ushtrisë gjatë natës kanë zhvilluar sulme artilerike ndaj pozicioneve të forcave armene në tokat e okupuara.

Ministria gjithashtu publikoi edhe pamjet e sulmeve artilerike ndaj pozicioneve armene.

Azerbajxhani shkatërroi 200 tanke dhe autoblinda të Armenisë

Ushtria armene vazhdon të pësojë humbje në kundërsulmin e nisur nga ushtria azerbajxhanase për të çliruar territoret e pushtuara.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se gjatë katër ditëve të përleshjeve, “janë asgjësuar afro 200 tanke dhe automjete të blinduara, 228 sisteme artilerie dhe raketash, 30 sisteme të mbrojtjes ajrore, 6 zona të menaxhimit dhe vëzghimit të komandës, 5 depo municionesh, 110 automjete dhe 1 sistem S-300”.

Përleshjet e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë filluan kur forcat armane të dielën në mëngjes kryen sulme të reja mbi pozita dhe vendbanime azerbajxhanase, ndërsa forcat azerbajxhanase iu kundërpërgjigjen sulmeve.

Nga viti 1991, ushtria armene ilegalisht pushtoi Malësinë e Karakabut, që është territor i njohur ndërkombëtarish i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese armene nga Malësia e Karabakut dhe nga shtatë rajone tjera të okupuara azerbajxhanase.Azerbajxhani shkatërroi 200 tanke dhe autoblinda të Armenisë