Incidenti bëri që baza të mbyllej për disa orë. Identiteti i të përfshirëve në të shtëna nuk është konfirmuar ende. Të tria viktimat kanë qenë punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes, ndërsa i mbijetuari është në gjendje stabile, thanë zyrtarët. Guvernatori i Havajit, David Ige, shprehu ngushëllimet e tij dhe tha se Shtëpia e Bardhë ka ofruar “ndihmë nga agjencitë federale”.
Baza Pearl Harbor riparon dhe mirëmban anijet dhe nëndetëset e Flotës amerikane të Paqësorit. Dhjetë shkatërrues dhe 15 nëndetëse janë të vendosura atje. Të shtënat vijnë vetëm pak ditë para 78-vjetorit të një sulmi japonez në stacionin detar Pearl Habor, i cili ka lënë të vdekur më shumë se 2,300 amerikanë. Sulmi, më 7 dhjetor të vitit 1941, ka bërë që Shtetet e Bashkuara të shpallnin luftë kundër Japonisë dhe të hynin në Luftën e Dytë