Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen si President i Republikës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se është i bindur se ai do të përmbushë detyrën me nder dhe profesionalizëm.
“Urime në detyrën tuaj të re, Z. President!
I bindur se do ta përmbushni atë me nder dhe profesionalizëm”, ka shkruar ai.