Urbani i Unazës së Tiranës përfundon në Lanë, zë poshtë një makinë, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme ku një urban i linjës së ‘Unazës’ ka përfunduar në lumin e Lanës dhe si pasojë janë plagosur disa persona.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat ka raportuar se autobusi fillimisht është përplasur me një makinë e më pas ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke përfunduar në Lanë.

Ngjarja ka ndodhur përballë pallateve ‘Agimi’. Pasagjerët janë dëmtuar lehtë, pa plagë të rënda ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.