ULS dhe YPG/PKK konfliktohen në veri të Sirisë

Organizata terroriste YPG/PKK dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) janë konfliktuar pas të shtënave provokuese të organizatës në rajonin Mare të kontrolluar nga opozitarët në veri të Sirisë

Organizata terroriste YPG/PKK dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), janë konfliktuar pas të shtënave provokuese të organizatës në rajonin Mare të kontrolluar nga opozitarët në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

YPG/PKK-ja mbrëmë në orët e natës ka kryer të shtëna provokuese në rajonin Mare nga zona e Tel Rifat të cilën e ka pushtuar duke u përhapur nga Afrini në juglindje.

Organizata me goditjet e saj me armë të rënda dhe predha artilerike ka vënë në objektiv pikat e ULS-së dhe vendbanimet ku ndodhen civilët.

Në përleshjen e shkaktuar pas kundërpërgjigjes së ULS-së mësohet se konfilkti ka zgjatur për rreth 3 orë dhe si pasojë është plagosur një nga pjesëtarët e ULS-së.

Në Mare e cila është një nga rajonet ku jetojnë kryesisht civilë thuhet se shpesh herë ata janë të ekspozuar ndaj sulmeve nga organizata terroriste.