“Ulja e pasigurisë në politikën e brendshme në Turqi, pozitive për rejtingun kreditor”

JCR tha se do të vazhdojë të ndjekë nëse administrata e re e Erdoğanit do të fokusohet në reformat strukturale të cilat synojnë korrigjimin e disbalancit makroekonomik

Agjencia kreditore e Japonisë (JCR) njoftoi se ulja e pasigurisë në politikën e brendshme pas zgjedhjeve të mbajtuara në Turqi të dielën, është pozitive për rejtingun kreditor, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata është publikuar në faqen e internetit të JCR-së.

Më tej shtohet se suksesi i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në zgjedhje do të forcojë bazën politike të Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (Partia AK).

“Zvogëlimi i pasigurisë në politikën e brendshme pas zgjedhjeve në Turqi është pozitiv për vlerësimin e kredisë. Nga ana tjetër, JCR tregon se statistikat e larta aktuale makroekonomike, siç është norma e inflacionit dhe deficiti i llogarisë aktuale, tregojnë se masat për korrigjimin e disbalancit makroekonomik që janë propozuar në Programin Afatmesëm (MTP) të administratës së mëparshme të Erdoğanit në fund të shtatorit 2017 nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme”, thuhet më tej.

JCR bën të ditur se do të vazhdojë të ndjekë nëse administrata e re e Erdoğanit do të fokusohet në reformat strukturale të cilat synojnë korrigjimin e disbalancit makroekonomik dhe nëse do të plotësohen objektivat e theksuara në MTP.