Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e tregtimit të karburantëve në vend. Pas rritjes që pësuan ditën e djeshme çmimi i naftës dhe benzinës, këtë të enjte ato kanë pësuar një rënie të lehtë.
Çmimi i shitjes me pakicë për naftën të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, duke shënuar një ulje me 4 lekë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, duke pësuar një rënie me 1 lekë për litër nga dita e djeshme.
Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i gazit, do të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.
Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në datë 26 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.