Edhe pse ka nisur muaji i dytë i pranverës, ulja e temperaturave ka bërë që të rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit.
Temperaturat në zonat malore në juglindje kanë shkuar deri -1 gradë celcius, duke rikthyer reshjet e dëborës, ndërkohë që në intensitet të ulët ato kanë prekur edhe fshatin turistik të Dardhës.
Bëhet me dije se nuk ka probleme më kalimin në akset rrugore nacionale apo ndërprerje të energjisë elektrike.
Autoritetet po punojnë përmes borëpastrueseve për pastrimin e atyre akseve që janë mbuluar nga bora.