Ukrainasit kanë plan “vazhdimësie të qeverisë” nëse Zelensky vritet

Lufta Ukrainë-Rusi vazhdon duke shtuar numrin e viktimave dhe rrezikun në Ukrainë. Presidenti i Ukrainës është një ndër objektivat kryesorë të qeverisë ruse. Zelensky ka vendosur të qëndrojë në Ukrainë dukë e mbrojtur vendin e tij së bashku me ushtarët dhe popullin. Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tregoi se ukrainasit e kanë një plan…

Lufta Ukrainë-Rusi vazhdon duke shtuar numrin e viktimave dhe rrezikun në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës është një ndër objektivat kryesorë të qeverisë ruse. Zelensky ka vendosur të qëndrojë në Ukrainë dukë e mbrojtur vendin e tij së bashku me ushtarët dhe popullin.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tregoi se ukrainasit e kanë një plan nëse Zelensky vritet, por nuk dha detaje.

“Ukrainasit kanë një plan për ‘vazhdimësinë e qeverisjes në një mënyrë ose në një tjetër’, nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vritet”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, sipas CNN.

“Ukrainasit kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në ndonjë detaj për t’u siguruar që ka vazhdimësi të qeverisë në një mënyrë apo tjetër dhe unë do ta lë me kaq”, shtoi më tej ai.

Blinken komplimentoi Zelensky për “udhëheqjen” e tij gjatë kësaj periudhe të vështirë për Ukrainën. Sipas tij guximi që tregoi presidenti por edhe populli është i jashtëzakonshëm.