Ukraina i bashkon të gjithë! Kuvendi miraton rezolutën, të gjithë deputetët pro

Deputetët e parlamentit të Shqipërisë kanë rënë dakord për të votuar një rezolutës që dënon sulmin e ushtrisë ruse në Ukrainë. Të gjitha grupet parlamentare pranuan të miratonin rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste. Në shenjë simbolike, disa deputetë kishin veshur edhe një bluzë që kishte flamurin e Ukrainës dhe Shqipërisë. Rezoluta mbështet sovranitetin dhe…

Deputetët e parlamentit të Shqipërisë kanë rënë dakord për të votuar një rezolutës që dënon sulmin e ushtrisë ruse në Ukrainë.

Të gjitha grupet parlamentare pranuan të miratonin rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste. Në shenjë simbolike, disa deputetë kishin veshur edhe një bluzë që kishte flamurin e Ukrainës dhe Shqipërisë.

Rezoluta mbështet sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës. Kjo rezolutë bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të forcës nga Federata ruse në Ukrainë dhe për tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga territori i Ukrainës sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

Deputetët e kuvendit mbajtën fjalime në mbështetje të çështjes së Ukrainës.

Rezoluta nxit dhe mbështet veprimtarinë diplomatike dhe masat e marra nga qeveria shqiptare, në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës dhe të parimeve të sigurisë evropiane dhe rendit global të marrëdhënieve midis shteteve.

Seancën e ndoqi edhe ambasadori i Ukrainës në vendin tonë.