UEFA ka vendosur të ftojë Christian Eriksen dhe stafin mjekësor në finale të “Euro 2020”. Christian Eriksen dhe punonjësit e stafit mjekësor që ishin pjesë e ndeshjes Danimarka – Finlande do të jenë të pranishëm në finale të “Euro 2020”, në sfidën Angli-Itali.
Eriksen në këtë ndeshje pësoi arrest kardiak ku ishte në rrezik serioz për jetën, por falë nderhyrjes të stafit mjekësor ai arriti të shpëtojë dhe të jetë jashtë rrezikut për jetën. UEFA ka ftuar futbollistin danez dhe stafin mjekësor që të jenë të pranishëm në finale të “Euro 2020”.