UEFA Europa dhe Conference League/ Ballkani nis rrugëtimin e dytë në grupe, në fushë sot dhe disa lojtarë kuqezi

Mbrëmjen e sotme nis UEFA Europa League dhe Conference League me një sezon të ri që premton emocione e spektakël.

Kompeticioni kontinental në këtë edicion të ri që si gjithmonë do të transmetohet në Supersport, sjell emra të mëdhenj, pesha të rënda dhe shumë ambicie për të ngritur lart trofeun, me skuadra si Liverpool, Ajaks, Marseja apo Roma që nisin një fushatë më synimin për të shkuar deri në fund.

Ndërkohë në Conference League të gjithë shqiptarët do të përfaqësohen nga skuadra e Ballkanit të Ilir Dajës e cila për të dytin vit radhazi arrijnë në fazën e grupeve.

Skuadra e Ballkanit është nisur për në Çeki ku do të luajnë në mbërmje ndaj Viktoria Plzen, ekipi shqiptar në grup do të ketë si kundërshtarë veç skuadrës çeke edhe Dinamon e Zagrebit dhe Astanën e Kazakistanit.

Për të vazhduar me Europa League ku nga kjo mbërmje rikthim i madh është ai i Liverpulit, u bënë 8 vjet që nga hera e fundit që Liverpool luante në fazën e grupeve të Europa League. Ata kanë një fillim intrigues këtë të enjte në Grupin E teksa udhëtojnë drejt Austrisë për t’u përballur me LASK Linz.

Një tjetër specialist i finaleve europiane, Jose Mourinho kërkon që të ngrejë lart trofeun pasi dështoi sezonin e kaluar pikërisht ndaj Sevilla-s, mjeshtre të këtij kompeticionit, tanimë me Lukakun në sulm dhe Dybalën në formë portugezi synon të rikthehet sërish në finale teksa nis rrugëtimin nga përballja me Sherif Tiraspol.

Ndërkohë mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti ka një tjetër sfidë me Poloninë, këtë herë me Atalantën e tij që pret kampionët e Polonisë Rakoë, në orën 21.00 dhe në të njëjtën orë Qazim Laçi me Spartën e Pragës ndeshen me grekët e Arisit,  për të vazhduar me sulmuesin kuqezi Ernest Mucin, që të zbresë në fushë me Legijan e Varshavës përballë anglezëve të Aston Villan.

Top Channel