UEFA e konfirmon, në vitin 2021 nis një turne i tretë Europian

“UEFA Europa League II”, lind një kupë e re në vitin 2021...

UEFA ka prezantuar kompeticionin e tretë, pas Champions League dhe Europa League, që do të përbëhet nga 32 ekipe duke filluar nga sezoni 2021/22.

Lajmi është konfirmuar nëpërmjet deklaratës së Andrea Agnelli-t, presidenti i ECA (European Club Association).

Kreu i UEFA-s tha se ky vendim erdhi si pasojë e kërkesave të vazhdueshme të klubeve për përfaqësim më të madh në arenën evropiane. Ndeshjet e “UEL2”  do të luhen në ditën e enjte dhe fituesi i trofeut do të fitojë të drejtën e kualifikimit direkt në “Europa League”.

Falë këtij kampionati të ri skuadra nga kampionatet e vogla do të kenë mundësi të tregojnë veten në arenën evropiane. Një tjetër ndryshim që do të vijë prej këtij turneu do të jetë ulja e numrit të skuadrave në “Europa League” nga 48 që është aktualisht në 32.

“Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka rënë dakord unanimisht për të bërë një revolucion në kompeticionet e klubeve duke filluar nga 2021/22.

“Pas kërkesës së pjesëtarëve të ECA për të shtuar numrin e klubeve të përfshira në kompeticionet evropiane, vendimi është marrë për të zhvilluar një kompeticion të tretë të përbërë nga 32 ekipe pjesëmarrëse.

“Me këtë kompeticion, numri i klubeve pjesëmarrëse në kompeticionet e UEFA-s do të shkonte nga 32 në 92.

“Një faktor kyç i arritjes së vendimit ishte të rritej vlera e përgjithshme e kompeticioneve.”

Kompeticioni i ri do të lejojë 34 federatat të përfaqësohen në fazën e grupeve (në krahasim me 26 federatat aktuale) në mënyrë që kampionët e vendeve të tyre të kenë prioritet nëpërmjet një rruge të dedikuar kualifikuese.

Emri do të vendoset në të ardhmen nga UEFA.

Njoftime më të reja pritet të vijnë gjatë muajve në vazhdim, por gjithsesi ky është një lajm mjaft i mirë për tifozët e vendeve të vogla, të cilët do të kenë mundësi të shikojnë ekipet e tyre e zemrës në një kompeticion të organizuar nga UEFA.