UEFA dritë jeshile për turneun e tretë

Andrea Agnelli, kryetari i Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA), pas takimit të ECA në Kroaci, tha se UEFA ka dhënë dritë jeshile për një turne të tretë duke filluar nga sezoni 2021-22

 Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) është në përgatitje të një turneu të tretë pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Andrea Agnelli, kryetari i Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA), pas takimit të ECA në Kroaci, tha se UEFA ka dhënë dritë jeshile për një turne të tretë duke filluar nga sezoni 2021-22.

Ai theksoi se sistemi aktual ka nevojë për modernizim. Me organizimin e turneut të 3-të pritet që numri i klubeve që do të marrin pjesë në kampionatet evropiane të arrijë në 96.

Në fazën grupore të UEFA Ligës së Kampioneve gjenden 32, ndërsa në Ligën e Evropës 48 klube.