Udhërrëfyesit tashmë me licencë

Klosi: Guidat turistike të përmbajnë shumë informacion

Shqipëria tashmë ka udhërrëfyesit e parë të licencuar të guidave turistike. I pranishëm në këtë aktivitet, ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se ky profesion duhet të zgjerohet edhe më tej për t’i shërbyer turizmit.

Sipas Klosit, Shërbimi i Guidave duhet të përmbajë informacion të zgjeruar përsa i përket zonave turistike në çdo hapësirë të vendit, qofshin edhe ato të thella. Një shqetësim ky që sipas Klosit e kanë shprehur shumë tur-operatorë të huaj./Klan