Udhëheqësi i Hamasit ftohet të vizitojë Moskën

Ftesa u përcoll nga ambasadori rus në Palestinë, Haidar Rashid gjatë takimit të tij me Haniyeh në qytetin e Gazës

Shefi politik i lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Haniyeh, ka marrë një ftesë zyrtare për të vizituar Moskën, bëri të ditur sot grupi palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

Ftesa u përcoll nga ambasadori rus në Palestinë, Haidar Rashid gjatë takimit të tij me Haniyeh në qytetin e Gazës.

Gjatë takimit, Haniyeh përshëndeti përpjekjet ruse lidhur me çështjen palestineze, tha Hamas.

Diplomati rus, nga ana e tij, tha se Moska “po ushtronte të gjitha përpjekjet në të gjitha nivelet sa i përket kauzës palestineze”.

Hamasi dhe Rusia kanë marrëdhënie formale. Disa delegacione nga grupet palestineze kanë vizituar Moskën më parë për bisedime me zyrtarët rusë.

Javën e kaluar, anëtari i lartë i Hamasit, Moussa Abu Marzouk, për AA tha se Haniyeh ishte duke vendosur aranzhime për një turne të huaj, pa dhënë detaje rreth vendeve që udhëheqësi i Hamasit do të vizitojë gjatë turneut.