-7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 26 Janar, 2022

U qëllua me silenciator ndërron jetë Pashko Ujka

Një plagosje e dyshuar me armë zjarri silenciator është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Shkodrës.

I plagosur ka mbetur ish-deputeti dhe ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore. Raportohet që pak minuta më parë Pashko Ujka ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si lulishtja e Universitetit ku autori ka shfrytëzuar errësirën për të qëlluar ndaj shënjestrës dhe më pas është arratisur nga vendngjarja.

“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme