U konfirmua gripi i pulave, reagon Shqoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit: Ministria të marrë masa, nuk reagoi në kohë

Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor ka reaguar pasi Ministria e Bujqësisë njoftoi konfirmimin e rastit të parë me virusin H5N8, i njohur si gripi i shpendëve. 

Në një deklaratë për mediat, shoqata bën me dije se denoncoi prej një jave se rastet e pulave të ngordhura në Durrës ishin një rast i pastër i gripit të shpendëve, por instuticionet nuk morën veprime në kohë.

“I bëjmë thirrje publike Ministres së Bujqësisë të distancohet nga sjellja e pa përgjegjshme e dy institucioneve të varësisë, ISUV dhe AKVMB  të cilët në shkelje flagrante të ligjit kanë lejuar për më shumë së 20 ditë një situatë kaotike duke mos arritur në diagnozën përfundimtarë  në kohën e duhur .

Për veprime dhe mos veprime në kohë të institucioneve përgjegjëse ISUV dhe AKVMB,  Ministrja e Bujqësisë duhet të referojë pranë organeve kompetente një hetim të pastër dhe te paanshëm pasi jeta e Konsumatorit është rrezikuar.”, shkruan ndër të tjera shoqata.

Shoqata thekson se nëse Ministria nuk do të reagojë do t’i drejtohet SPAK.