U gjet me 19 pistoleta, suedezi: Më duhej kjo punë

Sebastian Vall, 21-vjeçari nga Suedia i cili pak ditë më parë u kap me 19 pistoleta në Muriqan, ka thënë në gjyq se puna e tij ishte vetëm transporti i këtyre armëve.

Sebastian Vall, 21-vjeçari nga Suedia i cili pak ditë më parë u kap me 19 pistoleta në Muriqan, ka thënë në gjyq se puna e tij ishte vetëm transporti i këtyre armëve.

“Isha 4 ditë në Prishtinë. Do të bëja transportin. E pranova këtë punë pasi kisha nevojë për të ardhura për studimet”, deklaroi në gjyq Valli./raporton Top Channel

Përpara dy ditësh, Policia Kufitare në Muriqan bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Sebastian Vall, pasi gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21-vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës Kosovë -Gjermani, u gjetën dhe u sekuestruan 19 pistoleta kalibër 7.65.