Blendi Gonxhja ka reaguar lidhur me emërimin e tij në krye të Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja e ka cilësuar përgjegjësi, sfiduese dhe privilegj detyrën e re.
Ai tha gjithashtu se ishte thellësisht i nderuar për vlerësimin dhe besimin e dhënë nga kryeministri Edi Rama, për emërimin në detyrën e re.
Postimi i Blendi Gonxhes:
Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend!