U ekzekutua për tre sekonda/ ‘Zhduket’ “hasmi” i Hekuran Billës, Viktor Marku nuk gjendet, Policia e kërkon në Veri, as familjarët s’dinë gjë për të

Personi kryesor mbi të cilin bien dyshimet për vrasjen e Hekuran Billës është Viktor Marku, i cili është vëllai i Prel Markut, i cili u vra nga Billa në vitin 2006 në Angli. Ai po kërkohet për t’u marrë në pyetje por nuk është gjetur.

Hakmarrja duket se është pista kryesore që po hetohet për vrasjen e 40-vjeçarit Hekuran Billa në një nga zonat më të frekuentuara në kryeqytet. Personi kryesor mbi të cilin bien dyshimet është Viktor Marku, i cili është vëllai i Prel Markut, i cili u vra nga Billa në vitin 2006 në Angli.

Ai po kërkohet për t’u marrë në pyetje por nuk është gjetur. Burimet bëjnë me dije se Marku është kërkuar në zonat veriore të vendit dhe në Tiranë, por nuk është gjetur askund. Madje ai as nuk ka dalë nga vendi, ndërsa familjarët janë shprehur se kohët e fundit nuk kanë pasur kontakte me 34-vjeçarin.

Gjithashtu mësohet se përveç Viktor Kolës, po hetohen edhe të afërm të tjerë, të cilët mund ta kenë ndihmuar për të kryer vrasjen.

Megjithatë të gjitha janë dyshime. Gjithë ç’ka dihet është që Billa është ndjekur që nga zona e Kombinatit dhe më pas është qëlluar teksa ndodhej brenda makinës së tij duke e lënë të vdekur.

Hekuran Billa u ekzekutua disa ditë më parë pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes,  biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”.