U bë zëri i personave me sindromën down në 34 shtete

Adem Çolak, me motoçikletën e tij brenda 2 viteve vizitoi 34 shtete dhe ka pasur për qëllim që të dëgjohet zëri i personave me sindromën down

Adem Çolak, i cili duke u nisur me motoçikletën e tij nga Turqia brenda 2 viteve vizitoi 34 shtete dhe kaloi 44.000 kilometra, u mundua të që zëri i personave me sindromën down të dëgjohet.

Ai për të rritur ndërgjegjësimin për sindromën Down ka dhënë dorëheqje nga pune ku ka punuar 7 vite me radhë. Çolak pasi ka vendosur të zhvilloj një turne në botë, me anë të projektit “Down to Earth Road” në bashkëpunim me Shoqatën për Down Sindrom ka shkuar në pikën më veriore të Evropës North Cape, ku më pas në Kushimoto të Japonisë.

Çolak ka pasur për qëllim që të dëgjohet zëri i personave me sindromën down, duke përfshirë edhe vllain e tij Erdem, ku gjatë këtij qëllimi ka vizituar 34 shtete.

Në ndalesën e fundit në kontinentin e Azisë, në Japoni ai ka ngelur pa të holla, ndërsa për tu kthyer në Turqi ka punuar 2,5 muaj.

Përgjatë itinerarit ai i ka dhuruar kafe turke dhe dhurata të ndryshme shoqatave që punojnë në sferën e sindromës down, si dhe zhvilloi intervista me personat me këtë sindromë. Çolak në vendet ku vizitoi u bë edhe përfaqësuesi kulturor i Turqisë.

Çolak përvojat e tij gjatë udhëtimit i shpërndau me botën nëpërmjet rrjeteve sociale, “Shtegtari me kalë të hekurt”.

Pas një udhëtimi dy vjeçar me motoçikletë Çolak tashmë është kthyer në Turqi, ku planifikon për udhëtime të reja. Për Anadolu Agency (AA) ai foli rreth synimeve të projektit Down to Earth Road dhe çka ka përjetuar.

– “Ndërgjegjësimi dhe arsimi për sindromën down në vendet evropiane është më i mirë”

Çolak më tej theksoi se në këtë vendim ka qenë efektiv edhe vëllai i tij Erdem, i cili gjithashtu është me këtë sindromë.

Ai tregoi se më 30 gusht 2017 është nisur drejt Evropës duke kaluar edhe nga vendet e Ballkanit ka arritur në pikën më verior të kontinentit, North Cape.

Në këto vende Çolak tregon se është takuar me mbi 50 persona me sindromën down, si dhe 20 shoqata.

Ai tha se gjendja në vendet evropiane me kushte ekonomike më të mira është më e mirë. “Edhe shteti siguron mbështetje, edhe familjet janë të vetëdijshëm gjë e cila mundëson arsimimin e këtyre personave që në moshat e mëhershme”, u shpreh ai.

Çolak pasi është kthyer në Turqi është nisur për në Azi me sloganin “Synimi është Kushimoto”. Ai tha se udhëtimi në Azi ka qenë më e vështirë nga ajo në Evropë, ndërsa në Japoni ka vizituar edhe Fregatën Ertuğrul e cila ishte fundosur në vitin 1890 gjatë një vizite në këtë vend.

Në Azi, ai tregon se ka vizituar 9 shtete, ku ka takuar shumë njerëz.

Çolak në Japoni për shkak të çmimeve të shtrenjta ka pësuar edhe probleme me buxhetin. “Dy muaj e gjysmë punova dhe pasi fitova të holla u ktheva në vend. 10 muaj kalova këtu. Të kisha mundësi të njëjtën projekt do të dëshiroja të vazhdojë me vendet tjera. Ka shumë vende për të shkuar, si Nepali, Afrika dhe Amerika”, tha Çolak.

Ai duke folur edhe për mundësitë që Japonia i jep personave me sindromën down, tha se këtyre personave u jepet arsim adekuat me ç’rast pas përfundimit të munden të integrohen në jetën e punës.

Ai theksoi se turneu i tij me motoçikletë prej 44.000 kilometra përveç ndërgjegjësimit në lidhje me sindromën down, sipas tij, ka kontribuar edhe në promovimin e Turqisë.

Çolak shprehu nevojën financiare që të mund të organizojë një udhëtim të ri.