Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.
Gara mes kandidatit socialsit Jorgo Goro dhe Belerit ishte tepër e ngushtë.
Fredi Beleri, u arrestua mëngjesin e 12 majit me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e ‘korrupsionit aktiv në zgjedhjet’, pra për blerje të votave.
Ai u ndalua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ishte prej ditësh në hetim.
Tani pritet procesi gjyqësor për Belerin nëse ky i fundit do të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë së Himarës apo në këtë Bashki do të zhvillohen sërish zgjedhje të tjera.