Presidenti i Bordit Drejtues të J.P. Morgan Securities, Sir Winfried Bischoff, deklaroi se Turqia është para një periudhe katër vjeçare pa zgjedhje, brenda së cilës do të rriten investimet ndërkombëtare dhe interesi i kapitalit të jashtëm.
J.P. Morgan është lider botëror i shërbimeve finaciare që ofron zgjedhje për korportatat më të rëndësishme botërore, qeveritë dhe institucionet në më shumë se 100 vende ndërsa në vit me 200 milionë euro ndihmon sektorin joqeveritar.
Kreu i J.P. Morgan Securities, Bischoff në një prononcim për Anadolu Agency (AA) komentoi zhvillimet e rëndësishme aktuale në skenën globale.
Ai tha se pas samitit të fundit të liderëve të vendeve të G-20, është e qartë se lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës nuk do të përfundojë me pasoja alarmante. Më tej shtoi se SHBA dhe Kina vazhdojnë me tregti dhe se tejkalimi i mosmarrëveshjeve mes këtyre fuqive botërore do të jetë në favor të dyja palëve.
“Mbetet e panjohur se në çfarë do të shndërrohen këto luftëra tregtare. Aktualisht nuk mund të supozojmë se kur këto dy vende mund të gjejnë rrugën e përbashkët”, ka thënë Bischoff.
Eksperti i famshëm financiar Bischoff thekson se në tregun global ekziston tepricë e likuiditetit dhe se normat e interesit janë në nivel jashtëzakonisht të ulët, raporton Anadolu Agency.
“Normat e ulëta të interesit ndikojnë tek bankat, shtëpitë e sigurimeve, agjencitë e kursimeve dhe fondet pensionale. Përdorimi i kamatave nuk shkakton problem të madh, por në planin afatgjatë mund të jenë shkak i një sërë problemesh”, tha Bischoff.
Duke komentuar situatën aktuale në Turqi, Bischoff tha se në këtë vend në katër vitet e ardhshme nuk ka zgjedhje dhe se në këtë periudhë do të rriten investimet e huaja dhe rrjedhja e kapitalit të jashtëm.
“Politikat ekonomike do ta formësojnë qartë klimën për investime në atë vend. Megjithatë, ajo që ne në fund të ditës mund të konsiderojmë si shansë janë investime në vetvete dhe jo politika. Sigurisht se politika është e rëndësishme, por nuk është e rëndësishme sa investimet dhe klima për investitorët. Politika duhet të mbetet në nivel që mund të zgjidhë problemet e punëtorëve dhe marrëdhëniet e punëtorëve me punëdhënësit pas investimit”, ka thënë Bischoff.