Turqia shpreson që UEFA do të votojë për ndryshimin mbi EURO 2024

Yardımcı tha se vendi i tij shpreson që UEFA do të votojë për një ndryshim të këtij turneu për të kaluar në një komb të ri si Turqia, në mënyrë që t’i tregohet botës sa me sukses Turqia mund të paraqes këtë turne

Sipas anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Servet Yardımcı, UEFA mund të votojë për një ndryshim dhe me meritë të zgjedhë Turqinë për të organizuar Kampionatin Evropian të Futbollit UEFA 2024.

Komiteti do të takohet në Nyon të Zvicrës më 27 shtator për të zgjedhur pritësin e EURO 2024 nga dy kandidatët, Turqia dhe Gjermania.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Yardımcı i cili është edhe nënkryetar i Federatës së Futbollit Turk, tha se vendi i tij shpreson që UEFA do të votojë për një ndryshim të këtij turneu për të kaluar në një komb të ri si Turqia, në mënyrë që t’i tregohet botës sa me sukses Turqia mund të paraqes këtë turne.

Duke theksuar se “tani duhet të jetë koha që Turqia të organizojë këtë turne”, ai vë në dukje se kjo është hera e katërt që Turqia ka kërkuar të jetë pritës i kampionatit.

“Këtë herë ne jemi shumë të gatshëm, sepse në vitin 2010 ne i kemi dorëzuar UEDA-s ofertën tonë për të pritur EURO 2016-tën. Pastaj ne premtuam dhe u zotuam për të pritur EURO 2016-tën. Tani kanë kaluar tetë vite. Ne po themi se ne jemi më shumë se gati, pasi kemi tejkaluar të gjitha premtimet dhe zotimet tona”, deklaron Yardımcı për AA.

Siç tha ai, “ne do të donim një ndryshim, një komb i ri të marrë këtë sfidë siç e pamë në Rusi”, duke e vlerësuar Kupën Botërore 2018 si më të suksesshme në histori.

“Pse Turqia nuk duhet të jetë një vend i ri për t’i treguar botës se Turqia mund të paraqet gjithashtu kampionatin më të suksesshëm evropian të futbollit të organizuar ndonjëherë nga UEFA”, shprehet Yardımcı.

– Përparësitë gjeografike

Duke theksuar pozicionin gjeografik të Turqisë, Yardımcı thekson se, “Turkish Airlines është duke u rritur në mënyrë të suksesshme. Sot, Turkisht Airlines fluturon direkt në rreth 200 destinacione. Është linja ajrore më e suksesshme në botë. Turqia në të gjitha aspektet është më se e gatshme për të pritur këtë turne”.

“Tani duhet të jetë koha që Turqia të ketë privilegjin të presë këtë turne të madh, në vend që të shkojë në vendet tradicionale evropiane”, shprehet ai.

Turqia dhe Gjermania tashmë kanë dhënë ofertat e tyre në UEFA dhe komiteti ekzekutiv ka vlerësuar të dyja ofertat, me avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Yardımcı bëri të ditur se UEFA do të publikojë veprimet e saj të premten e ardhshme.

“Pra, të premten do të dimë se cila ofertë ka mundësi më të mirë”, thotë ai.

Shoqata Kombëtare Turke paraqiti së pari një deklaratë interesi për të pritur UEFA EURO 2024 në mars të vitit 2017.

“Ne kemi qenë shumë të zënë me fushatën, kemi komunikuar me miqtë tanë. Shpresojmë se ne kemi qenë në gjendje të bindim anëtarët e tjerë të komisionit. do ta shohim vendim më 27 shtator”, shprehet Yardımcı.

– Stadiume të reja

Duke vënë në dukje se ofertat e Turqisë thonë se 10 stadiume do të përdoren gjatë turneut, me tetë prej tyre tashmë të përfunduara, Yardımcı thotë se ato janë mesatarisht stadiume 3-vjeçare dhe janë më të reja se stadiumet gjermane.

“Qeveria turke ka dhënë garanci financiare dhe ligjore. Ne nuk do të paguajmë asnjë tarifë transporti për tifozët për të udhëtuar rreth Turqisë gjatë turneut. Përfitimet financiare të Turqisë për UEFA-n do të ishin më mirë se sa Gjermania”, shton ai.

Trupi i futbollit të vendit bëri të ditur se motoja e UEFA EURO 2024 e Turqisë është “Share Together” (Ndani së bashku), duke treguar se shpreson të sjellë njerëzit më afër me pasionin e tyre për futbollin.

Kampionati i Turqisë në Kampionatin Evropian të Futbollit 2024 përmban 10 stadiume në nëntë qytete, edhe atë Stadiumi Olimpik Ataturk dhe Kompleksi Sportiv Turk Telekom Stadium Ali Sami Yen në Stamboll, Stadiumi i Komunës Metropolitane në Bursa, Stadiumi Antalya në Antalya, Stadiumi i Ri Eskişehir në Eskişehir, Stadiumi Gaziantep në Gaziantep, Stadiumi i Komunës Metropolitane në Konya, Kompleksi Sportiv Şenol Güneş në Trabzon, Stadiumi i Ri në Kocaeli, si dhe Stadiumi i Ri në Ankara.