Turqia shpëton 130 emigrantë

Varkat që transportonin 89 shtetas sirianë dhe 41 shtetas afganë u kthyen mbrapa drejt Turqisë nga rojet bregdetare greke në brigjet e provincës Aydin në jugperëndim të Turqisë

Rojet bregdetare turke shpëtuan gjithsej 130 azilkërkues në tre varka në Detin Egje, njoftuan sot burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Varkat që transportonin 89 shtetas sirianë dhe 41 shtetas afganë u kthyen mbrapa drejt Turqisë nga rojet bregdetare greke në brigjet e provincës Aydin në jugperëndim të Turqisë.

Duke fajësuar BE-në për dështimin e mbajtjes së premtimeve të saj për të ndihmuar azilkërkuesit, Turqia kohët e fundit liroi politikën e saj për migracionin e parregullt, duke i lejuar ata të kërkojnë hyrje në Evropë.

Turqia aktualisht pret mbi 3.7 milionë sirianë, duke e bërë atë vendin strehues më të madh në botë të refugjatëve.