Shefi i Zyrës së Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, ka shënuar 566-vjetorin e çlirimit të Stambollit nga Sulltan Mehmed Fatihu, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Përballë atyre që nuk e durojnë që Stambolli të jetë një qytet islam, atyre ia vënë syrin këtyre trojeve të shenjta dhe atyre mentaliteteve koloniale që thonë se ‘persekutimi ka filluar më 1453’, ne themi qoftë i bekuar 566-vjetori i çlirimit të Stambollit”, ka shkruar Altun në llogarinë e tij në Twitter.
“Përshëndetje Sulltan Mehmed Fatihut dhe ushtrisë së tij të lavdishme”, ka theksuar Altun në postimin e tij në lidhje me 566-vjetorin e çlirimit të Stambollit.