Turqia: Rusia dhe Irani duhet të bllokojnë sulmet e regjimit të Asadit

Turqia nuk do të tolerojë rreziqet e regjimit sirian ndaj ushtarëve të saj, thotë ministri i jashtëm turk pas sulmit të regjimit gjatë ditës së dielë...

Ndalimi i sulmeve nga regjimi sirian është përgjegjësi e Rusisë dhe Iranit si shtetet garantuese të paqes, tha të djelën ministri i jashtëm turk, një orë pas një sulmi të regjimit të Asadit në një post të vëzhgimit turk në Sirinë veriperëndimore.

Të dielën në mëgjes, forcat regjimit të Asad sulmuan një post të vëzhgimit turk në Idlib, Siri – pa viktima – dhe u kundërpërgjigjen me armë të rënda, tha ministria e mbrojtjes së Turqisë.

“Turqia nuk do të tolerojë rreziqet e regjimit sirian ndaj ushtarëve të saj”, tha Mevlut Cavusoglu në një ceremoni për përurimin e një zyre të Ministrisë së Jashtme në Hatay, një krahinë turke jugore që kufizohet me Sirinë.

Cavusoglu theksoi se Turqia do t’u mësojë atyre vendin e tyre. Të shtunën, ushtria turke dërgoi përforcime në një post tjetër vëzhgimi në Idlib pranë Zawiya, e cila ishte shënjestruar nga forcat e regjimit javën e kaluar, duke lënë tre ushtarë turq të plagosur.

Edhe pse Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord të ndalojnë aktet e agresionit dhe ta kthejnë Idlibin në një zonë paqeje, regjimi sirian vazhdimisht ka shkelur armëpushimin, duke nisur sulme të shpeshta brenda zonës së paqes.

Siria është mbyllur në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit luftoi me qytetarët që protestonin për doemokraci. Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë larguar, sipas të dhënave të OKB-së.

S-400- Çështja e sistemit të mbrojtjes

Për blerjen e sistemeve të mbrojtjes nga raketat S-400 të Turqisë, Cavusoglu përsëriti se Turqia absolutisht nuk do të pranojë asnjë imponim të SHBA-ve për marrëveshjen.

Tensionet ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë kanë nxitur për blerjen e S-400 të Ankarasë. Uashingtoni pretendon se blerja do të rrezikojë rolin e Turqisë në programin e fluturimit F-35 dhe ka kërcënuar sanksionet.

Turqia ka thënë se nuk ka konflikt midis S-400 dhe F-35 dhe ka bërë thirrje për një grup pune për të sqaruar çështjen. Ankaraja do të marrë dorëzimin e S-400 të parë që në muajt e ardhshëm.

Duke deklaruar javën e kaluar se NATO mund të mbrojë vetëm 30% të hapësirës ajrore të Turqisë, Cavusoglu tha për marrëveshjen S-400: “Kjo sigurisht që është një çështje kombëtare”.