“Turqia rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kërkon integritetin territorial të Sirisë”

"Struktura unitare është kushti i nevojshëm më i rëndësishëm i integritetit territorial dhe integriteti territorial është kushti i nevojshëm i strukturës unitare", thotë Abdullah Ağar, ekspert i sigurisë

 Ekspertët të cilët thonë se YPG/PKK është kërcënimi më i madh për integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë, kanë shprehur pikëpamjen e tyre se vendosmëria e Turqisë në luftën kundër organizatave terroriste në rajon ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë dhe se ka thyer vullnetin e YPG/PKK-së për të prishur strukturën unitare të vendit.

“Integriteti territorial, pavarësia dhe sovraniteti i Sirisë”, kanë qenë gjithmonë angazhimi i përbashkët që vendet garantuese Turqia, Rusia dhe Irani kanë potencuar në takimet e zhvilluara në Astana dhe Soçi në kuadër të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje politike në mosmarrëveshjet e Sirisë.

Abdullah Ağar, ekspert i sigurisë dhe strategjisë në vlerësimin e tij në lidhje me këte çështje për Anadolu Agency (AA) tërhoqi vëmendjen se Turqia ka paraqitur një reagim për të neutralizuar YPG/PKK-në. “Vendosmëria e Turqisë për zhvillimin e një operacioni në Siri (kundrejt organizatave terroriste) ka thyer vullnetin e YPG/PKK-së për të prishur strukturën unitare të Sirisë. YPG/PKK, nën mbrotjen e SHBA-ve ushtronte imponimet ndaj regjimit për ‘federatë, konfederatë, qeverisje lokale, qeverisje autonome dhe kantone’. Ndërsa tani ajo nuk e ka imponuar këtë në negociatat e fundit. Por, problemi i vetëm tani që ka patur ka qenë: Na mbroni neve kundër Turqisë”, thotë Ağar.

Duke vënë në dukje se presidenti Recep Tayyip Erdoğan vazhdimisht ka theksuar se Turqia dëshiron mbrojtjen e sovranitetit territorial dhe strukturën unitare të Sirisë dhe se kjo çështje është nënvizuar me këmbëngulje edhe në bisedimet e zhvilluara dje në Rusi mes delegacioneve turke dhe ruse, Ağar tha se “struktura unitare është kushti i nevojshëm më i rëndësishëm i integritetit territorial dhe integriteti territorial është kushti i nevojshëm i strukturës unitare. Qajsa e Turqisë për këtë çështje ka qenë nga kjo perspektivë. Po ashtu edhe Rusia shihet se pajtohet për këtë”.

Pasi ka bërë të ditur se një tjetër çëshje e ndjeshme që duhet të mbahet në mendje është se koncepti “sovraniteti territorial dhe struktura unitare” mund të komentohen ndryshe nga Rusia e cila është një shtet federal dhe Turqia e cila ka një qasje me pikëpamjen “e vetme dhe e tërë” Ağar tha se bota dhe regjimi i Asadit nuk janë të vetëdijshëm për përpjekjet që Turqia ka vënë në pah për sovranitetin territorial të Sirisë.

“E gjithë çështja këtu ishte që të krijohej një shtet garnizon mbi YPG/PKK-në”, tha Ağar.

“Pavarësisht përdorimit të YPG/PKK-së në përputhje me qëllimet dhe interesat e veta dhe se pavarësisht që nëpërmjet kësaj nuk i është vendosur emri kryesisht për Sirinë, në lidhje me këtë ka një situatë e cila ka zbuluar shfaqjen e një ekuacioni në të cilin strukturat unitare janë prishur, situatë kjo e cila është e lidhur me llogaritë e mbetura përgjysëm para 100 vitesh. PKK që kur është mbjellë në këto territore në kongreset që ka zhvilluar gjithmonë i janë drejtuar këtyre referimeve e cila ka thënë se ‘Pasi të përçaj në një mënyrë Turqinë, Sirinë, Irakun dhe Iranin do të formoj një shtet të bazuar në të ashtuquarjturat në fjalë bazat etnike‘. Kjo nuk është ideja e PKK-së, por i atyre që e kanë mbjellë PKK-në”, thotë Ağar duke rikujtuar Projektin e Madh të Lindjes së Mesme dhe duke bërë të ditur se po të shohim bota perëndimore ka mbetur në retorikat “e vazhdimësisë së strukturës unitare të Sirisë”.

Në fjalën e tij duke vënë theksin se me shfaqjen e kërcënimit të DAESH-it janë zbuluar edhe mbështetjet e fshehta të dhëna për YPG/PKK-në, Ağar theksoi se “E pranon apo jo, kontinenti evropian për momentin po mbron, mbështet, financon, pajis, madje po menaxhon dhe drejton një organizatë terroriste separatiste”.

“Turqia në çështjen e integritetit territorial të Sirisë po ndërmerr më shumë rol se Damasku”

Koordinatori i Studimeve për Sirinë në Qendrën për Studime të Lindjes së Mesme (ORSAM), Oytun Orhan ka tërheur vëmendjen se aktualisht janë dy aktorë që kërcënojnë integritetin territorial të Sirisë dhe strukturën unitare nëse shohim aktorët lokalë që luftojnë në Siri dhe pozicionet e forcave të jashtme që janë përfshirë në problemin e Sirisë.

“Njëra nga këto është YPG/PYD/PKK e cila është shfaqur me kërkesat federaliste dhe e cila përpiqet të fitojë një status politik në terrenet që ka marrë nën kontroll falë aleancave të ndryshme”, tha Orhan duke shtuar se “PYD dhe krahu i saj i armatosur YPG janë kërcënimi më i madh për integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë”.

Sipas tij, pavarësisht se SHBA në retorikë mbështet integritetin territorial të Sirisë, praktikat e saj dhe mbështetja e dhënë për YPG/PYD/PKK-në janë në drejtimin se po minon integritetin territorial të Sirisë. “Ndaj këtyre zhvillimeve Turqia është vendi i cili ka hedhur hapa konkretë për të penguar këtë dhe që ka kundërshtuar më shumë rolin e YPG-së në Siri dhe ndaj asaj që SHBA-ja po përpiqet ta bëjë në Siri”, tha Orhan.

“Turqia ka zhvilluar operacione ushtarake kundër YPG/PKK-së dhe se për Sirinë janë përjetuar kriza serioze me SHBA-në, aleatin e saj të NATO-s”, tha Orhan duke shtuar se “Pas ardhjes në rend dite të operacionit në lindje të Eufratit doli në pah procesi i nisur për tërheqjen e SHBA-ve nga Siria. Për këtë arsye ndoshta mund të themi se Turqia ka ndërmarrë më shumë rol se vetë Damasku për mbrojtjen e sovranitetit territorial të Sirisë”.

Në vlerësimin e tij se si shihen nga bota dhe regjimi i Asadit përpjekjet e treguara nga Turqia në çështjen e mbrojtjes së integritetit territorial të Sirisë, Orhan tha se “Pengesa e Turqisë që Siria të hynte nën kontrollin e SHBA-ve dhe shfaqjes me dorën e YPG-së të etniteteve politike të ngjashme me ato në veri të Irakut në shumë fusha të gjera në veri të Sirisë madje dhe në lindje të saj ka sjellë përfitime serioze madje kryesisht edhe për regjimin e Damaskut”.

“Operacionet, tragues serioz të rolit të Turqisë”

Doç. Dr. Serhat Erkmen, lektor në Departamentin e Shkencave të Sigurisë Ndërkombëtare dhe Terrorizmit në Akademinë e Xhandarmësirë dhe Rojës Bregdetare (JSGA) ka deklaruar se Turqia që nga fillimi nuk ka ndryshuar politikën e saj për mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë.

Sipas tij, periudha kur kjo ka qenë më efektive ka qenë periudha kur Rusia, Irani dhe Turqia në kuadër të dakordësimit trepalësh kanë mbajtur një qëndrim të përbashkët. Erkmen tha se “Operacionet ‘Mburoja e Eufratit’, ‘Dega e Ullirit’ dhe ato në Idlib të ndërmarra kohët e fundit janë tregues për rolin serioz që Turqia ka luajtur në këtë çështje”.

“Fillimi i procesit për hartimin e kushtetutës me themelimin e komisionit kushtetues në Siri, operacionet e mundshme të Turqisë kundër organizatave terroriste dhe procesi i ri politik do të forcojnë rolin që Turqia luan në mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë”, thekson Erkmen.

Ai tha se vende të tilla si Rusia dhe Irani janë të vetëdijshëm për përpjekjet që Turqia ka treguar për integritetin territorial të Sirisë. Erkmen tha se “Megjithatë, nuk është e lehtë të thuhet se e njëjta qasje vërehet edhe tek disa vende perëndimore. Ajo që është e rëndësishme është ajo se çfarë mendojnë dhe vendosin në zbatim vendet e rajonit dhe vendet që janë efektive në Siri. Në këtë kontekst, rëndësia e konsensusit trepalësh del edhe më shumë në pah”.

DEASH dhe YPG/PKK-ja pengesa më e rëndësishme për sovranitetin territorial të Sirisë”

Ndërsa Prof. Dr. Kemal İnat, zv.koordinator i përgjithshëm i Fondacionit për kërkime politike, ekonomike dhe Sociale (SETA) pasi ka rikujtuar se Turqia edhe në Irak ka mbajtur një qëndrim për sovranitetin territorial të vendit, ai tha se kur mendohet se kush kërcënon sovranitetin territorial të Sirisë dhe Irakut ajo që të vjen fillimisht në mendje është PKK-ja.

“Shohim se ata janë pozicionuar atje duke përfituar nga boshllëku i autoritetit dhe fatkeqësisht me mbështetjen e aleatëve tanë kryesisht të SHBA-ve. Pikërisht për këtë arsye mendoj se duhet të mbrohet sovraniteti territorial i atyre vendeve”, tha Inat.

“Arsyeja e pranisë ushtarake turke në Irak dhe Siri është për të mbrojtur sovranitetin territorial të këtyre dy vendeve”, tha Inat duke shtuar më tej se “Kur shohim objektivin e operacioneve ‘Mburoja e Eufratit‘ dhe ‘Dega e Ullirit‘ si dhe objektivin e operacionit të mundshëm që Turqia mendon të zhvillojë në Lindje të Eufratit, shohim se del në pah objektivi për eliminimin e organizatave terroriste atje”.

“Këto dy organizata terroriste janë pengesa më e madhe para integritetit territorial të Sirisë”, potencon Inat duke iu referuar pranisë së DEASH-it dhe YPG/PKK-së në rajon.

“Turqia ka ndjekur një rrugë jo vetëm për zhvillimin e operacionit kundër terrorizmit përtej kufijve dhe më pas tërheqjen e saj, por ajo ka ndjekur mënyrën për mbrojtjen e rajonit për një periudhë pas pastrimit të saj nga terrorizmi”, tha Inat duke shtuar se “Turqia nuk do të ketë më ndonjë asrye për të qëndruar në ato rajone pasi qeveritë e Bagdadit dhe Damaskut të kenë mundur të krijojnë autoritetin për të ofruar sigurinë në territoret e tyre dhe të eliminojnë organizatat terroriste që përbëjnë kërcënim kundër sigurisë së Turqisë si dhe të pengojnë rivendosjen e këtyre organizatave në ato rajone”.

Në vlerësimin e tij Inat ka përmendur edhe mënyrën se si shihen në botë përpjekjet e Turqisë për mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë. “Fatkeqësisht kur shohim aleatët tanë evropianë vërejmë se ata nuk mund ta kuptojnë luftën e Turqisë kundër terrorizmit dhe për arsyen se nuk e kuptojnë këtë ata janë në një qasje larg solidarizimit me Turqinë”, tha ai.

“PKK-ja e cila përbën kërcënim për sigurinë e Turqisë vepron e lirë në disa vende, lejohet të sigurojë burime njerëzore dhe financiare”, ka tërhequr vëmendjen Inat duke rikujtuar se po të njëjtat vende kanë një qasje kritikuese dhe distancuese ndaj operacioneve të Turqisë në rajon.

Pasi ka rikujtuar se regjimi i Asadit në Siri më parë në vitet e 90-ta ka dhënë mbështetje për PKK-në, Inat tha: “Unë mendoj se politika e PKK-së do të jetë një politikë që do të shqetësojë Turqinë, nëse regjimi i Asadit qëndron në pushtet ku për mendimin tim nuk duhet të qëndrojë”.

“Çështja e lirisë në Siri është një çështje e integritetit territorial të Sirisë

Turqia në takimet dypalëshe, në takimet me temë Sirinë dhe në platformat ndërkombëtare thekson se prioriteti i saj në Siri është lufta kundër organizatave terroriste kryesisht PYD/YPG/PKK dhe DEASH-it.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i cili ka thënë se qëndrimi i Turqisë është në anën për të ruajtur integritetin territorial dhe strukturën unitare të Sirisë, si dhe për sigurimin e mirëqenies dhe të sigurisë për të gjitha shtresat në Siri, gjatë një fjalimi të mbajtur në fillim të javës ka thënë: “Çështja në Siri nuk është çështje e kurdëve, arabëve, turkmenëve. Çështja në Siri është çështje për liri, çështje për integritetin territorial të Sirisë”.

Ndërsa edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu në një fjalim në konferencën për media të mbajtur dje në Moskë pas takimit të delegacioneve turke dhe ruse tha: “Ne si vendet garantuese të Astana-s, mbrojmë integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë dhe jemi kundër të gjitha përpjekjeve që do të cenojnë këto”.