Në Turqi edhe 3 persona të tjerë janë diagnostikuar me koronavirusin e ri (Kovid-19).
Numri i personave të infektuar u rrit në 5.
Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha (Koca) në një deklaratë të bërë të premten në kryeqytetin Ankara, tha se 3 rastet e reja janë personat e karantinuar dhe nga e njëjta familje me rastin e parë të regjistruar.
“Të 5 rastet kanë lidhje të drejtpërdrejtë. 4 rastet e regjistruara pas rastit të parë ishin izoluar menjëherë pasi ishte diagnostikuar rasti i parë i koronavirusit në Turqi”, tha Koca, shkruan TRT.
Ai bëri të ditur se falë masave të marra, kërcënimi që trondit botën, u mbajt larg Turqisë për 3 muaj dhe bëri thirrje për të zbatuar masat e marra.
“Nëse marrim masat dhe ndalojmë përhapjen e virusit, jeta do të kthehet në normalitet”, tha ministri Koca.