Turqia është shndërruar në një destinacion të preferuar për studentët e huaj, falë fuqisë së saj kulturore, fetare dhe ekonomike, krahas lokacionit gjeografik.
Aktualisht më shumë se 148 mijë studentë të huaj studiojnë në Turqi, sipas Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB).
Deri në 25 mijë prej tyre po studiojnë me bursa.
Gjatë 10 viteve të kaluara, ka pasur një rritje prej 75 për qind të numrit të studentëve që vijnë në Turqi si rezultat i rritjes së numrit të universiteteve. Shumica e këtyre studentëve që preferojnë të studiojnë në institucionet turke vijnë nga Azia, Afrika dhe Ballkani.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), Fredinand Hasmuça, një sudent nga Shqipëria që ndjek studimet pasuniversitare, thotë se e ka zgjedhur Turqinë për të vazhduar shkollimin për shkak të së kaluarës së pasur dhe trashëgimisë së vendit.
“Turqia është një qendër botërore ku takohen civilizimet. Vendi është i pasur dhe është pikëtakimi i kulturës së Islamit, Osmanëve dhe Mesopotamisë”, thotë ai.
Për më tepër, ai shton se ishte shumë më e lehtë të merret lejeqëndrimi pas regjistrimit në një universitet në Turqi, në krahasim me Evropën.
Hasmuça, i cili ka diplomuar në Fakultetin e Teologjisë me bursë në Universitetin e Ankarasë, tha se shkollimi në Turqi po ashtu ishte me kosto më të ulët.
Ai gjithashtu përmed rolin e organizatave filantropike turke pasi ato u ndihmojnë studentëve të huaj që të vazhdojnë shkollimin.
“Për shembull, rreth 30 studentë, duke më përfshirë edhe mua, vazhduam shkollimin me ndihmën e shoqatës Asma Köprü”, tha Hasmuça.
Shoqata ofron konvikte dhe objekte të tjera për studentët në Ankara.
Studenti i shkencave politike në Universitetin “Yıldırım Beyazit” me seli në Ankara, Mubarek Muhammed, që vjen nga Xhibuti, thotë se ka ardhur në Turqi pas këshillave nga miqtë e tij.
“Kisha dy mundësi. Mund të shkoja në Francë apo në SHBA, por preferova Turqinë për shkak të tipareve të saj kulturore dhe fetare”, tha Muhammed.
Mufizu Rhaman, një musliman Rohingya që vjen nga rajoni Rakhine i Mianmarit dhe që studion marrëdhëniet ndërkombëtare në institucionin e njëjtë, thotë se ka ardhur në Turqi për shkak të vështirësive me të cilat përballet komuniteti i tij në Mianmar.
Ai gjithashtu falënderon qeverinë dhe popullin turk për mbështetjen e dhënë ndaj komunitetit të përvuajtur të muslimanëve Rohingya.