Turqia punon në drejtim të rritjes së vëllimit tregtar me ShBA-në

Në përputhje me objektivin për rritjen e vëllimit tregtar me ShBA-në në 75 miliardë dollarë me Departamentin amerikan të Tregtisë do të formohet një grup i përbashkët i punës.

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan bëri të ditur se në përputhje me objektivin për rritjen e vëllimit tregtar me ShBA-në në 75 miliardë dollarë me Departamentin amerikan të Tregtisë do të formojnë një grup të përbashkët të punës.

Në vlerësimin e bërë vizitës në ShBA, ministrja Pekcan tha se gjatë takimit të zhvilluar me Sekretarin amerikan të Tregtisë, Uilbur Ros (Wilbur Ross), Xhared Kushner (Jared Kushner) kryekëshilltarin e Presidentit Donald Trump, kanë qenë shumë produktive, ndërsa shtoi se në kuadër të punimeve të 37-të të Konferencës Vjetore të Përbashkët të Këshillit Turko-Amerikan (ATC), janë takuar edhe me biznesmenët.

Pekcan tërhoqi vëmendjen se Turqia dhe ShBA-ja janë dy vende aleate dhe mike, ndërsa shtoi se në të njëjtën kohë të dy vendet kanë potencial të rëndësishëm dhe janë partnerë tregtarë, raporton TRT.

Duke potencuar se vëllimi aktual tregtar mes dy vendeve është 20,7 miliardë dollarë, ministrja Pekcan tha: “Ne do t’i përshpejtojmë punimet për të arritur objektivin për ngritjen e objektivit të vëllimit tregtar në 75 miliardë dollarë i vendosur gjatë takimit mes Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidentin Donald Trump. Me Sekretarin amerikan Ros u dakorduam për zhvillimin e punimeve të përbashkëta për diversifikimin e produkteve tregtare dhe për përdorimin më të mirë të potencialit aktual. Për të arritur objektivin e 75 miliardë dollarëve ne do të formojmë një grup të përbashkët të punës mes Departamentit amerikan të Tregtisë dhe Ministrisë tonë”.

Ministrja Pekxhan tërhoqi vëmendjen se sektorët e aviacionit dhe mbrojtjes, automobilistikes, çelikut, bizhuterisë, konfeksionit, tapeteve, makinave dhe pjesëve të këmbimit, vajit të ullirit, qeramikës, mermerit dhe çimentos përbëjnë një potencial të rëndësishëm të tregtisë mes Turqisë dhe ShBA-së.

“Jemi duke punuar në hartimin e raportit të potencialit të përbashkët për rritjen e tregtisë me ShBA-në dhe mbi rritjen e aktiviteteve të eksportit me në krye të produkteve të teknologjisë së lartë”, shtoi ministrja Pekcan .