“Turqia punon drejt zgjidhjes së krizës shkatërruese në Siri”

"Integriteti territorial i Sirisë dhe stabiliteti politik i tij janë ndër prioritetet kyçe të Turqisë, prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë drejt arritjes së këtyre qëllimeve", theksoi c

Drejtori i sektorit për komunikim në zyrën presidenciale të Turqisë, Fahrettin Altun, ka deklaruar se Turqia është e angazhuar për gjetjen e një zgjidhje politike të “krizës shkatërruese” në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Turqia nuk po lufton vetëm format e ndryshme të terrorizmit në Siri. Ne po punojmë edhe për një zgjidhje politike për krizën shkatërruese në vendin tonë fqinj”, shkroi Altun në llogarinë e tij në Twitter.

“Integriteti territorial i Sirisë dhe stabiliteti politik i tij janë ndër prioritetet kyçe të Turqisë, prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë drejt arritjes së këtyre qëllimeve”, theksoi më tej Altun.

Komentet e tij u bën para vizitës në Moskë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, ku do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Presidenti @RT_Erdogan sot do të jetë në Moskë për të biseduar me presidentin Putin mbi çështjet rajonale, përfshirë edhe zhvillimet më të fundit në Siri, si dhe marrëdhëniet turko-ruse”, shkroi Altun.

Siria së fundmi ka filluar të dalë nga një konflikt shkatërrues i cili filloi në vitin 2011, atëherë kur regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad goditi me dhunë demonstruesit.