“Turqia pret qëndrim pozitiv nga Greqia në bisedime”

Gjatë një takimi të bordit ekzekutiv qendror të AK Partisë, Çelik tha se asgjë nuk mund të arrihet në bisedime duke marrë një qëndrim kundër Turqisë me vendet e tjera

Zëdhënësi i partisë turke në pushtet, asaj për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik, ka deklaruar se vendi i tij pret që Greqia të marrë një qëndrim pozitiv në bisedimet mbi eksplorimet të rifilluara së fundmi për të zgjidhur disa çështje bilaterale, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një takimi të bordit ekzekutiv qendror të AK Partisë, i mbajtur në kryeqytetin Ankara, Çelik tha se asgjë nuk mund të arrihet në bisedime duke marrë një qëndrim kundër Turqisë me vendet e tjera.

Komentet e tij vijnë pas raundit të ri të bisedimeve mbi eksplorimet midis Turqisë dhe Greqisë, që u zhvilluan dje në Stamboll pas ndërprerjes pothuajse 5-vjeçare.

Çelik theksoi se Turqia “si një shtet demokratik” filloi bisedimet në një çështje pozitive, duke shtuar se diplomatët turq punojnë për “të mbështetur paqen dhe për të shmangur konfliktet”.

Ai po ashtu tha se Ankaraja synon të kthejë një faqe të re në marrëdhëniet me Athinën, duke shtuar se, “Ne presim që ata të jenë të kujdesshëm në lidhje me gjuhën që ata përdorin kundër Turqisë”.

Sipas burimeve diplomatike, në bisedimet në Stamboll, zyrtarët e lartë turq dhe grekë vlerësuan çështjet nga raundet e mëparshme, të cilat përfunduan në vitin 2016, si dhe diskutuan situatën aktuale, zhvillimet e fundit dhe hapat e mundshme që duhet të ndërmerren.

Palët po ashtu ranë dakord që takimi i ardhshëm të mbahet në kryeqytetin grek, Athinë.

Bisedimet mbi eksplorimet midis Turqisë dhe Greqisë, që synojnë të arrijnë një zgjidhje të drejtë për çështjet në Egje, filluan në vitin 2002.

Në mars të vitit 2016, pas raundit të 60-të të bisedimeve, Athina pezulloi takimet.

Bisedimet dypalëshe vazhduan në formën e konsultimeve politike, por nuk u kthyen në kornizën për eksplorimet.

Liderët turq në vazhdimësi kanë theksuar se Ankaraja është në favor të zgjidhjes së problemeve të pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.