Turqia planifikon ndërtimin e më shumë qendrave tregtare turke jashtë vendit

"Aktualisht ne kemi pesë Qendra Tregtare Turke (TTC) në 15 sektorë. Qëllimi ynë është të hapim qendra në 35 destinacione të tjera", tha ministrja Pekcan

Minstrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ka deklaruar se Turqia ka në plan të hapë 35 Qendra Tregtare Turke në rajone të ndryshme në mbarë botën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Aktualisht ne kemi pesë Qendra Tregtare Turke (TTC) në 15 sektorë. Qëllimi ynë është të hapim qendra në 35 destinacione të tjera”, tha ministrja Pekcan në redaksinë e editorëve të AA-së në Ankara.

Në këtë shtator, tha Pekcan, Turqia përuroi një qendër tregtare në Londër, të fokusuar në qeramikë dhe mermer.

Ajo shtoi se qendra e tanishme tregtare në Moskë do të rinovohet për të shfaqur më mirë frutat dhe perimet e freksëta të Turqisë, të cilat u kthyen në tregjet ruse më parë këtë vit.

Më tej, ministrja turke tha se vendi i saj do të vazhdojë të shënojë rekord në eksporte deri në fund të vitit.

“Eksportet e Turqisë në nëntor ishin shifra më e lartë mujore ndonjëherë, në 15.5 miliardë dollarë. Ne do ta rrisim këtë dhe do të mbyllim vitin 2018 me një rekord”, u shpreh Pekcan.