Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Turqia është e kënaqur me veprimin e shpejtë të Ruandës për mbylljen e shkollës së lidhur me grupin terrorist të FETO-së, raporton Anadolu Agency (AA).
“Neve dhe popullin turk, Ruanda na ka bërë aq të lumtur, veçanërisht në çështjen e FETO-s, sepse ajo menjëherë mbylli shkollën e lidhur me FETO-n”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij nga Ruanda, Richard Sezibera.
Çavuşoğlu paralajmëroi se grupi terrorist po punon për të rifilluar aktivitetet e tyre në Ruanda duke përdorur metoda të ndryshme, si dhe shtoi se zyrtarët turq e informuan delegacionin e Ruandës për këtë gjatë takimit të sotëm.
Organizata terroriste Fetullah (FETO) dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan gusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016 në Turqi, i cili la të martirizuar 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.
Turqia akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.
Duke iu referuar masakrave të minoritetit “tutsi” të Ruandës në vendin e Afrikës Lindore 25 vjet më parë, Çavuşoğlu tha se për dekada vendi ka bërë hapa të mëdha ekonomike dhe sociale për t’u bërë një “përmendore e stabilitetit”.
“Ne e ndajmë ndjeshmërinë e Ruandës ndaj çështjes së masakrave të minoritetit ‘tutsi’. Ne do ta vazhdojmë solidaritetin tonë me popullin e Ruandës”, tha ai.
Në vitin 1994, mbi 800 mijë persona në Ruandë u masakruan për 100 ditë nga pjesëtarët e shumicës etnike “hutu” të vendit. Viktimat kryesisht ishin nga minoriteti “tutsi”.
Investime turke në Ruanda
Më tej, Çavuşoğlu tha se kompanitë turke kanë investuar në Ruandë mbi 400 milionë dollarë dhe se Turqia do të inkurajojë kompanitë për t’i rritur këto investime. Ai po ashtu tha se të dy vendet duhet të mbajnë forume të biznesit për të rritur tregtinë dhe investimet.
Kompania ajrore turke “Turkish Airlines”, sipas kryediplomatit turk, fluturon në kryeqytetin Kigali të Ruandës shtatë ditë në javë, duke ndihmuar lidhjet e vendit me botën.
Ai po ashtu inkurajoi studentët e Ruandës që të ndjekin arsimin në Turqi nën programin e bursave “Turkiye Scholarships”.
Çavuşoğlu dhe Sezibera nënshkruan një marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave zyrtare, si dhe një marrëveshje bashkëpunimi për trajnimin diplomatik dhe shkëmbimin e informacionit dhe dokumenteve.
Sezibera, nga ana e tij, tha se bashkëpunimi midis dy vendeve nuk ka filluar shumë kohë më parë, por se gjatë viteve të fundit është rritur shumë shpejt.
“Rreth tre vjet më parë, ministri Çavuşoğlu realizoi një vizitë pune në Ruandë. Në atë kohë, ne nënshkruam shumë marrëveshje. Sot, unë ktheva vizitën dhe kemi nënshkruar një seri tjetër marrëveshjes”, tha Sezibera.
Ai theksoi se marrëveshjet synojnë të përshpejtojnë bashkëpunimin dhe të lehtësojnë biznesin, ndërsa më heqjen e vizave në lëvizjet e ardhshme të njerëzve, sipas tij do të jetë më e lehtë se sot.
Kryediplomati i Ruandës po ashtu u bëri thirrje turristëve turq të konsiderojnë Ruandës si “një destinacion për kohën e lirë, për konferenca dhe takime”.