Turqia, partner strategjik i Shqipërisë

 “Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë”, tha ministri i Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen Eduart Shalsi, në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi, që u organizua dje në Tiranë.

“Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë”, tha ministri i Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen Eduart Shalsi, në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi, që u organizua dje në Tiranë.

“Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë dhe këtu gjej rastin t’ju falënderoj që jeni pjesë e biznesit shqiptar. Reforma e drejtësisë është një nga shtyllat të cilat ne besojmë shumë se do ndihmojë, përpos shumë gjërave të tjera edhe për klimën e biznesit në Shqipëri”, – theksoi gjatë fjalës së tij Shalsi.

Ndërsa ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yörük u shpreh se bashkëpunimin në rritje mes dy vendeve e konfirmojnë edhe të dhënat zyrtare, shkruan ATA.

“Duke u llogaritur edhe iniciativat e kohëve të fundit të kompanive turke në fusha strategjike si transporti ajror, arsimi dhe shëndetësia, vlera e investimeve turke po i afrohet 3 miliardë dollarëve. Vitet e fundit po shihet dhe një zhvillim i vrullshëm në marrëdhëniet tregtare 2 palëshe. Vëllimi ynë tregtar për vitin e shkuar u shtua me afër 10 për qind, pra Turqia është partneri i dytë për sa i përket importeve të Shqipërisë”, – tha Murat Ahmet Yörük

Bashkëpunimi tregtar Shqipëri-Turqi mbetet në rritje, ndërsa gjatë vitit 2018, sipërmarrja turke shtoi interesin për të hyrë në tregun shqiptar.