Turqia nuk heq dorë nga kërkimet për gaz natyror në Qipro edhe pas paralajmërimeve

Greqia dhe Qipro thanë të hënën se do të shtyjnë partnerët europianë të marrin masa kundër Turqisë, e cila ka edhe një anije tjetër në rajon.

Pavarësisht paralajmërimeve për sanksione, Turqia duket e vendosur të mos heqë dorë nga kërkimet për gaz natyror pranë Qipros. Ministri i energjisë Fatif Donmez tha të martën se do të dërgonin një anije të dytë hulumtuese që do të nisë punën në fillim të muajit korrik, raporton A2news.

Zona e pasur me gaz natyror në lindje të Mesdheut, ka përplasur Turqinë dhe Qipron. Nikosia e konsideron atë si zonë ekskluzive ekonomike, por Ankaraja nuk është dakord. Greqia dhe Qipro thanë të hënën se do të shtyjnë partnerët europianë të marrin masa kundër Turqisë, e cila ka edhe një anije tjetër në rajon. Sipas Ministrit të Energjisë të cituar nga agjencia e lajmeve Anadolou, mjeti po vazhdon kërkimet në një zonë në perëndim të Qipros.