“Turqia nuk do të lejojë fole terroriste pranë kufijve të saj”

Turqia lufton për të eliminuar organizatat terroriste dhe ata që i mbështesin ato, theksoi nënpresidenti Oktay

Turqia kurrë nuk do të lejojë “fole terroriste” pranë kufijve të saj, tha nënpresidenti i vendit, Fuat Oktay, raporton Anadolu Agency (AA).

“Siguria e kufijve tanë është krenaria jonë dhe ne kurrë nuk do të lejojmë që foletë e terrorizmit të ekzistojnë atje”, tha Oktay gjatë një evenimenti në provincën jugore Kahramanmaraş.

Oktay shtoi se terroristët që përpiqen të paraqesin kërcënim për kufijtë jugorë të Turqisë nuk do të mund të ikin nga “fundi tragjik” që është duke i pritur.

Turqia lufton për të eliminuar organizatat terroriste dhe ata që i mbështesin ato, theksoi Oktay.