Turqia nis vaksinimin e personave të moshës 75-vjeç e më shumë

Më shumë se 1.52 milionë persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në vend që nga 14 janari

Turqia ka filluar dhënien e vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) tek personat e moshës 75 vjeç e më shumë, raporton Anadolu Agency (AA).

Vaksinimi mbarëkombëtar filloi më 14 janar pasi Sinovaci kinez mori miratimin urgjent të përdorimit nga autoriteti rregullator i barnave të Turqisë.

Deri më tani, të moshuarit mbi 80 dhe 90 vjeç në shtëpitë e kujdesit ose vendbanimet e tyre janë vaksinuar.

Gjithashtu, vaksinimi është në vazhdim për punonjësit në farmaci dhe studentët që studiojnë këtë drejtim në nivel universiteti.

Sipas shifrave zyrtare të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë, Turqia ka vaksinuar 1.524 milionë persona që nga e enjtja në mëngjes, përfshirë punonjësit e shëndetit nga vija e parë e frontit.

Vaksinat do të jepen në dy doza me një diferencë prej 28 ditësh.

Numri i rasteve në të gjithë vendin ka kaluar 2.44 milionë ndërsa numri i të vdekurve ka kaluar 25.400 dhe numri i të shëruarve ka arritur në 2.33 milionë.

Pandemia deri më tani ka marrë më shumë se 2.17 milionë jetë në të gjithë botën që kur u shfaq në dhjetor 2019, sipas Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA. Më shumë se 100 milionë raste dhe mbi 55.86 milionë të shëruar janë raportuar në të gjithë botën.