Astronauti i parë i Turqisë dhe tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit që përfaqësojnë Europën u nisën nga Florida në një udhëtim në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës – ISS në misionin e fundit komercial të organizuar nga startup-i i Teksasit Axiom Space.
Një kapsulë ‘SpaceX Crew Dragon’ që mbante kuartetin Axiom u ngrit rreth një orë para perëndimit të diellit nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Kepin Canaveral, duke filluar një fluturim të planifikuar 36-orësh për në laboratorin orbital.
Një filmim i drejtpërdrejtë i transmetuar nga Axiom tregoi mjetin lëshues me dy faza, 25-katësh, duke u ngjitur në qiellin pjesërisht me re mbi bregun e Atlantikut të Floridës, në majë të një bishti të zjarrtë dhe të verdhë gazi.
Kamerat brenda dhomës së ekuipazhit transmetonin pamjet e katër burrave të lidhur në kabinën e tyre nën presion, të ulur qetësisht me kostume fluturimi bardhezi me helmeta ndërsa raketa fluturonte drejt hapësirës.
Pjesa e poshtme e ripërdorshme e raketës, pasi u shkëput nga pjesa tjetër e anijes kozmike, ra përsëri në Tokë dhe preku në mënyrë të sigurtë në një zonë uljeje pranë vendit të nisjes.
Misioni ishte fluturimi i tretë i tillë i organizuar nga Axiom me bazë në Hjuston gjatë dy viteve të fundit, ndërsa kompania bazohet në biznesin e saj të vendosjes së astronautëve të sponsorizuar nga qeveritë e huaja dhe ndërmarrjet private në orbitën e Tokës.