Turqia neutralizon disa terroristë të YPG/PKK në veri të Sirisë dhe Irakut

Operacionet anti-terroriste të mbështetura nga ajri u ndërmorën në rajonet Metina dhe Gara, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare

Ushtria turke “neutralizoi” 8 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Komandot tona heroike neutralizuan 8 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët u zbuluan duke planifikuar sulme mbi trupat tanë në zonën e operacionit ‘Burimi i Paqes'”, tha ministria në Twitter.

Autoritetet turke në përgjithësi përdorin fjalën “të neutralizuar”me çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose janë kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ka filluar tre operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe të mundësojë kthimin e qetë të banorëve lokalë: “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.Turqia neutralizon 8 terroristë të YPG/PKK në veri të Sirisë

Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” tre terroristë të PKK-së në Irakun e veriut, njoftoi të enjten Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Terroristët u neutralizuan në rajonet Metina dhe Gara në një operacion të mbështetur nga ajri, tha ministria në Twitter.

Ministria shtoi se operacionet antiterroriste të Turqisë do të vazhdojnë me vendosmëri në rajon.

Autoritetet turke në përgjithësi përdorin fjalën “të neutralizuar”me çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose janë kapur.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e mbi 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.