Fatih Dönmez mori pjesë në takimet “Bab-ı Ali” (Porta e Lartë), që u organizuan këtë javë në Stamboll.
“Vitin e kaluar, për herë të parë Turqia bleu anije sondimi dhe javën e kaluar Anija e Sondazhit “Fatih” filloi shpimet për rezerva hidrokarburesh afër brigjeve të Antalias”, tha ministri Dënmez, ndërsa shtoi se tani kësaj anijeje po i vjen një motër tjetër. “Brenda muajit dhjetor në ujërat tona do të lundrojë edhe një anije tjetër sondimi”,- theksoi ai.
Anija e dytë, që do të bëjë punime sondimi në det, do të jetë një anije e pajisur me teknologjinë e fundit, sqaroi ministri Dënmez dhe shtoi: “Në botë ka 5-6 anije që i kanë këto veçori, dhe një nga këto anije do ta kemi ne. Edhe anija e dytë do të ketë të njëjtat karakteristika dhe tani po përgatisim një program pune për të. Në mundësinë më të madhe me anijen e dytë do të vazhdojë shpimet në Detin e Zi”./TRT