Ministri turk i Industrisë dhe Tenologjisë, Mustafa Varank, lidhur me punimet e zhvilluara për vaksinat deklaroi se “13 vaksinat kandidate në eko-sistemin tonë janë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në bazë të numrit të projekteve të vaksinave që zhvillojmë, ne jemi vendi i tretë pas SHBA-së dhe Kinës”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri Varank nëpërmjet video-konferencës mori pjesë në Konferencën e Platformës COVID-19 të Turqisë për vaksinën dhe ilaçet kundër COVID-19 të TÜBİTAK ku ai dha informacione lidhur me pikën e arritur në punimet që shkencëtarët turq kanë filluar për vaksinën dhe zhvillimin e ilaçeve kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
“Edhe në platformën e Turqisë për COVID-19 po punohet me mënyrat më inovative dhe me të gjitha teknologjitë e ndryshme të vaksinave që punohet në botë”, tha Varank i cili tërhoqi vëmendjen se platforma është formuar që para se të shpallej pandemia globale dhe se Turqia ka fituar aftësi të rëndësishme në teknologjitë e saj të ilaçeve dhe të vaksinës vendase.
Në Platformë janë bashkuar rreth 500 hulumtues nga 49 institucione dhe organizata të ndryshme, tha Varank duke bërë të ditur se Platforma COVID-19 e Turqisë me qasjen e saj “të zhvillojmë së bashku dhe të arrijmë sukses së bashku” është një model inovativ në arenën ndërkombëtare dhe se shumë vende nga Azia e deri në Amerikën Jugore e përgëzojnë këtë model.
Varank shpjegoi se nën çatinë e platformës shkencëtarët po zhvillojnë plotësisht 17 projekte prej të cilave 8 projekte për zhvillimin e vaksinës në fitimin e imunitetit dhe 9 të fokusuara në ilaçe për trajtim.
Në fjalën e tij Varank njoftoi se pas fazës së punimeve për projektimin, vaksinën prototip dhe punimeve mbi kafshët kanë përfunduar me suskes provat mbi kafshët 4 vaksina kandidate.
“Edhe testet e rezistencës, të cilat janë një fazë e përparuar e eksperimenteve në kafshë, u kryen gjithashtu me sukses nga në TÜBİTAK MAM. Në këtë mënyrë përtej Faz-1 janë kryer edhe përgatitjet për fazën klinike Faz-2”, tha Varank duke shtuar se është dhënë miratimi i prodhimit të sigurtë i cili është i nevojshëm për të kaluar në testimet njerëzore për dy komplekse dhe se vazhdon procesi i aplikimit të një kompleksi.
“Në komplekset që ndodhen në Tekirdağ dhe Adıyaman do të prodhohen në standarde botërore kandidatet e vaksinës inaktive dhe adenovirusit dhe gjithashtu do të fillojnë punimet klinike njerëzore për Faz-1”, tha ai.
Pasi vuri theksin se 13 vaksinat kandidate në eko-sistemin janë në listën e OBSH-së, ministri Varank tha se “Në bazë të numrit të projekteve të vaksinave që zhvillojmë, ne jemi vendi i tretë pas SHBA-së dhe Kinës”.