Turqia ndërton qytet tendash për të prekurit nga cikloni në Mozambik

Drejtoria turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave ka themeluar një qytet me tenda për personat që u detyruar të braktisin shtëpitë e tyre si pasojë e ciklonit Idai në Mozambik

Drejtoria turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave ka themeluar një qytet me tenda për personat që u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre si pasojë e ciklonit Idai në Mozambik, raporton Anadolu Agency (AA).

Qyteti me tenda është themeluar në afërsi të qytetit më të goditur Beira.

AFAD i ka nisur aktivitetet intensive në Mozambik pasi vendi u godit nga cikloni.

Tendat janë dërguar në Mozambik me avion ushtarak nga Turqia.

Gjatë vendosjes së tendave për popullatën e prekur, ekipet e AFAD janë shoqëruar nga organizatat e tjera turke që gjenden në rajon në kuadër të aktiviteteve humanitare, siç janë UMKE, AKUT dhe Fondacioni Dijanet.