Turqia me sukses historik në Tokio 2020

Me 12 medalje që Turqia ka mbledhur në Lojërat Olimpike Tokio 2020, vendi po përjeton organizimin e dytë ku ka fituar më shumë medalje në historinë e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Sportistët e kombëtares së Turqisë në lojërat e 32-ta verore olimpike që vazhdojnë në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, kanë arritur të marrin gjithsej 10 medalje përfshirë 1 medalje ari, 1 argjendi dhe 8 bronzi.

Buse Naz Çakıroğlu në sportin e boksit për femra në peshën 51 kg e cila përfaqëson Turqinë në Tokio 2020 dhe boksierja Busenaz Sürmeneli, në 69 kg kanë garantuar medalje duke arritur në finale. Pasi edhe dy sportistet në fjalë të përfundojnë ndeshjet e tyre, numri i përgjithshëm i medaljeve do të arrijë në 12.

Turqia me këtë sukses nga pikëpamja e numrave ka kapur sukseset e arritura në Londër në vitin 1948, ku grumbulloi 6 medalje ari, 4 argjendi dhe 2 bronzi.

Ende dy ditë para përfundimit të lojërave, sportistët kombëtarë vazhdojnë përpjekjet e tyre për medalje në mundje, karate dhe atletizëm. Nëse në këtë periudhë arrihet edhe një medalje tjetër, Tokio 2020 do të hyjë në histori si organizimi ku Turqia ka fituar më shumë medalje.

Fituesit e medaljeve në Tokio 2020

Sportistët turq që kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike Tokio 2020 janë:

Medalje Ari : Mete Gazoz (Shigjetari)

Medalje Argjendi : Eray Şamdan (Karate)

Medalje Bronzi : Hakan Reçber, Hatice Kübra İlgün (Tekwando), Rıza Kayaalp, Yasemin Adar, Taha Akgül (Mundje), Ali Sofuoğlu, Merve Çoban (Karate).