Turqia e cila është kandidate për organizmin e Kampionatit Evropian në futboll “EURO 2024” kërkon të zhvillojë këtë turne në 10 stadiumet e saj moderne që ndodhen në 9 qytete, shkruan Anadolu Agency (AA).
Stadiumet moderne dhe të reja janë në krye si veçoritë më kryesore të Turqisë, përpara organizimit ku do të caktohet vendi organizator i “EURO 2024” vendim i cili do të merret të enjten më 27 shtator në qytetin Nyon të Zvicrës.
Në dosjen e dorëzuar UEFA-s njoftohet se Turqia për organizimin e “EURO 2024” ka në dispozicion 8 nga 10 stadiume dhe se do të shembë dhe rindërtojë stadiumin oplimpik Atatürk në Stamboll dhe stadiumin në Ankara të cilët do të jenë të gatshëm për turneun ndërkohë është premtuar edhe për përmirësime në stadiumin e Antalya-s.
Për “EURO 2024”, UEFA-s i janë dërguar në dosje stadiumi olimpik Atatürk dhe stadiumi Türk Telekom (Stamboll), stadiumi i Bashkisë së Bursa (Bursa), stadiumi Antalya (Antalya), stadiumi Yeni Eskişehir (Eskişehir), stadiumi Gaziantep (Gaziantep), stadiumi i Bashkisë Konya (Konya), stadiumi Medical Park (Trabzon), stadiumi Yeni Kocaeli (Kocaeli) dhe stadiumi Ankara (Ankara).
Stadiumi olimpik Atatürk dhe Türk Telekom në Stamboll
Stadiumi olimpik Atatürk i planifikuar për t’u rindërtuar për “EURO 2024”, parashikohet të ketë kapacitet prej 92.208 vendesh, ku për këtë stadium do të ketë tribuna më të afruara me fushën, akustikë ndikuese dhe vende pritëse nga ku mund të shikohet tuneli prej ku dalin futbollistët në fushë qeë do të ofrojnë një përvojë të veçantë për shikuesit. Gjithashtu stadiumi olimpik Atatürk do të ketë edhe 191 lozha brenda tij.