Turqia lëshoi 26,5 milionë e-viza që nga viti 2013

Zbatimi i vizave elektronike që filloi më 17 prill 2013, vazhdon të jetë sistem i preferuar nga turistët para udhëtimit të tyre në Turqi

Zbatimi i vizave elektronike që filloi më 17 prill 2013, vazhdon të jetë sistem i preferuar nga turistët para udhëtimit të tyre në Turqi

Turqia ka lëshuar 26 milionë e 487 mijë e 359 viza elektronike deri në dhjetor të këtij viti duke filluar prej vitit 2013 kur ka filluar të zbatohet sistemi elektronik i aplikimit për viza që u mundëson turistëve të marrin viza për një kohë prej 3 minutash.

Sipas informacioneve që Anadolu Agency (AA) ka siguruar nga Ministria e Jashtme e Turqisë, zbatimi i e-viza që filloi më 17 prill 2013, vazhdon të jetë sistem i preferuar nga turistët para udhëtimit të tyre në Turqi.

Me aplikacionin në fjalë për një kohë prej 3 minutash mund të merret e-vizë në çdo moment dhe çdo kohë ku ka lidhje interneti. Nga ky sistem mund të përfitojnë shtetasit e 106 vendeve.

Sistem i aplikimit të e-viza punon i integruar me ministrinë e brendshme dhe atë të financave, ndërsa merren masa maksimale për sigurinë e sistemit.

Rritja në numrin e turistëve në periudhën e fundit konsiderohet si shenjë e suksesit të sistemit e-viza.

– U lëshuan rreth 26,5 milionë e-viza

Që nga koha e fillimit të zbatimit të e-vizës janë bërë 29 milionë e 809 mijë e 978 aplikime, prej të cilëve 26 milionë e 487 mijë e 359 janë pranuar dhe aplikuesve u është dhënë vizë.

Me këtë Turqia gjeneroi të ardhura prej 605 milionë e 251 mijë e 887 dollarë.

Më së shumti nga ky sistem kanë përfituar britanikët me 7 milionë e 423 mijë e 658, më pas irakianët me 3 milionë e 329 mijë e 481 dhe holandezët vendin e tretë me 2 milionë e 664 mijë e 881. Shtete tjera janë respektivisht Polonia, Belgjika, Arabia Saudite, Kina, SHBA, Norvegjia dhe Austria.

– Këtë vit u lëshuan 6 milionë e-viza prej të cilëve u gjenerua n 148 milionë dollarë

Nga ana tjetër këtë vit në periudhën 1 janar-1 dhjetor janë bërë 6,5 milionë aplikime për e-viza, prej të cilave rreth 6 milionë u është dhënë viza.

Këtë vit 91,55 për qind të aplikimeve kanë rezultuar me e-viza, ndërsa Turqia ka gjeneruar të ardhura prej 148 milionë e 173 mijë e 125 dollarë.

Brenda këtij viti më së shumti viza kanë marrë britanikët me 1,6 milionë, pas së cilës kanë vijuar irakianët me 710 mijë dhe holandezët me 500 mijë. Shtetet tjera janë Polonia, Arabia Saudite, Kina, Belgjika, SHBA, Algjeria dhe Norvegjia.

Më së shumti e-viza në një ditë janë dhënë më 13 korrik 2015 me 46 mijë e 747.

– Ueb faqja shërben në 9 gjuhë

Viza e Turqisë për turizëm dhe biznes, mund të merret nga përfaqësitë e ministrisë së jashtme jashtë vendit, në kufijtë dhe sistemi i e-viza.

Aplikimi për e-viza mund të bëhet individualisht, për familje (të paktën 2 persona, më së shumti 10) dhe për grup (të paktë 10 më së shumti 300 persona).

Ueb faqja “www.evisa.gov.tr” shërben në 9 gjuhë prej të cilëve turqisht, arabisht, gjermanisht, anglisht, spanjisht, frëngjisht, gjuha flamane, polonisht dhe kinezisht, ndërsa për një kohë mesatare prej 3 minuta personi mund të marrë e-vizë.

Pas aplikimit nga përdoruesit kërkohet mendimi i të huajve dhe kërkohet që të japin pikë deri në 5.

Prej fillimit të këtij shërbimi 90,9 për qind e të huajve kanë dhënë 4 ose 5 pikë si vlerësim. Ndërsa komentet në lidhje me sistemin publikohen në mënyrë të rregullt nga “https://www.evisa.gov.tr/comments/”.