Turqia lehtëson vizat për nënshtetasit nga Libia, Kazakistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani

Vendimi i presidenit në lidhje me regjimin e vizave në Turqi për nënshtetasit nga Libia, Kazakistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani u publikua në Fletoren Zyrtare.

Turqia siguron lehtësim vizash për Libinë, Kazakistanin, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin.

Vendimi i presidenit në lidhje me regjimin e vizave në Turqi për nënshtetasit nga Libia, Kazakistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani u publikua në Fletoren Zyrtare.

Në vendimin numër 326 me nënshkrimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), që zë vend në Fletoren Zyrtare, bëhet e ditur se nënshtetasit me pasaportë personale nën 12 vjeç dhe mbi 65 vjeç do të mund të hynë në Turqi me vizë turisti për 90 ditë maksimum në 180 ditë të vitit.

Me vendimin numër 327 të presidentit në Fletoren Zyrtare për nënshtetasit nga Kazakistani me pasaportë zyrtare dhe personale dhe për nënshtetasit nga Uzbekistani dhe Taxhikistani me pasaportë personale, për udhëtimet që do të kryejnë në Turqi, viza 30-ditore brenda 180 ditëve u rrit në vizë 90-ditore.  /TRT